Afganistani, qasja nga aspekti i sigurisë

24 gusht 2021 | 12:06

Shkruan: Arben Dashevci

Ky shkrim fillon por edhe mbaron me fjalët: “Strehimi i personave të përvuajtur nga Afganistani, në asnjë rast, nuk paraqet ndonjë rrezik për ne si shtet”.

I përvuajturi është viktimë dhe si e tillë ajo kërkon ndihmë.

Neve na takon të jemi solidarë dhe të japim ndihmën tonë, derisa në aspektin e sigurisë në këtë drejtim mund të qëndrojmë shumë komod.

Mos të harrojmë për asnjë çast, se ne kemi institucione të dëshmuara për suksese të njëpasnjëshme, të cilat janë arritur në koordinim të plotë me aleatin tonë të përjetshëm SHBA-në dhe këto punë koordinohen në qetësi dhe modesti, pa trumbetime sepse janë shumë të ndjeshme, këto punë ruhen nga një perde e hekurt që quhet fshehtësi për shkak të ndjeshmërisë, e kështu edhe duhet të jetë. -Punë në  qetësi,  e para përgatitur mirë në koordinim dy palësh, pa trumbetime dhe vend për shqetësime nuk ka.

Kujdesi  dhe përgatitja e institucioneve tona kompetente, është maksimale. Ato kanë përvojën, dhe këshillohen në baza ditore me Aleatin më të fortë në tërë globin, SHBA-të, dhe kjo na mjafton.

Kam pasur ndërmend të shkruaj për shqetësimin tonë si shtet. – Aty ku ne duhet me të vërtetë të shqetësohemi, është Serbia. -Deklaratat e  menjëhershme të tyre, kërcënimet e tyre direkte dhe indirekte cinike dhe shumë të paskrupullta  me rastin e kësaj krize në Afganistan. – Fjalën e kam për deklaratat e krimineleve të luftës si Odalloviq dhe Sheshel, që përmes rreshtave shihet qartë se sa të etur janë ata për hakmarrje dhe gjak në Kosovë, duke shprehur hapur armiqësinë e tyre dhe shpresën e pa shuar që të kthehen dhe të kapin shtetin tonë, duke e ditur mirë që ne jemi shtet, kemi ushtri profesionale e legale, organizata të sigurisë të shkëlqyeshme dhe aleat të përjetshëm siç është SHBA dhe të tjerët, dhe këta përsëri vazhdojnë me avazin e tyre të vjetër. – A thua që nuk ju mjaftoj Kosharja e lavdishme?!… dhe sido që të jetë po filloj aty ku mbeta.

Arsyeja e dytë e këtij shkrimi është edhe analiza e disa kolegëve, ekspert të sigurisë dhe këshillat e tyre se si duhet të kemi kujdes ne si shtet, kur këta persona të përvuajtur vinë tek ne a mos rastësisht ndodhë po infiltrohet dikush që na shkakton dëme, dhe të paraqet ndonjë rrezik për shtetin tonë.

Mos e harroni ju kolegë të nderuar të potenconi dhe mos nguroni dhe kur të potenconi atëherë thuaje me krenari në televizione dhe portale se:

Shteti ynë, organizatat e sigurisë dhe agjencia jonë (për sigurisë nacionale), punën e verifikimit e kanë MODUS OPERANDI, dhe janë aq të aftë në këtë punë, sa fjalët e mia janë të pamjaftueshme për t’i thënë vetëm në këtë shkrim. – Pse së pari nuk e përmendni faktin që në aspektin e sigurisë, ne kemi aftësi të reagojmë si një shtet dhe shumë profesionalisht. Nuk ka vend më për befasia, sepse (p.sh: lirimi i  të burgosurve nga ana e talibanëve). – Ata të burgosur kanë qenë të evidentuar prej fillimi e deri në mbarim, dhe nëse paraqesin rrezik, ku të gjinden edhe do të kapen menjëherë dhe pa hezitim. Po mos të kishit harruar ta përmendni këtë fakt që është kryesori edhe populli ynë të krijonte menjëherë përshtypjen reale dhe të vërtetë, të qetësohej dhe të merrej me problemet e veta ditore!

Pse në analizat e juaja për televizione dhe portale të ndryshme, sot dhe dje,  nuk e përmendet asnjë sukses të Agjencisë sonë për Inteligjence por edhe të Policisë. A  nuk mundet ta përmendnit suksesin e madh në Malin e Zi (tentim grusht-shteti), a nuk ju shkoj vallë ndërmend ta përmendnit bile këtë që potencova?!

Pse nuk përmendni sukseset tona si shtet dhe aftësitë profesionale të organizatave tona legale dhe legjitime të sigurisë ( Ushtri, Polici, AKI )?

Dikush nga ju përmendi borxhin, ne i kemi borxh ShBA-së…

SHBA është aleati ynë i përjetshëm, dhe ne nuk po kthejmë asnjë borxh ndaj tyre me këtë veprim human, sepse miku për mikun nuk ka borxhe por veprojnë si një trup i vetëm dhe me koordinim të plotë e me seriozitetin maksimal.

Ne nuk po kthejmë borxhe si të përvuajtur 20 vite më parë. -Ne jemi shtet i pavarur dhe Sovran ashtu duhet të sillemi të jemi seriozë dhe me dinjitet dhe nesër nëse paraqitet ndonjë vatër tjetër krize (si kjo në Afganistan) ne përsëri veprojmë njëjtë.

Jemi aleat, prandaj s’ka borxhe këtu, dhe borxhi as që duhet të përmendet asnjëherë në asnjë rast as në kohë as në hapësirë, vetëm themi OK, ecim tutje në sfida të reja që na presin, sepse kështu vepron shteti serioz me aletin e tij të përjetshëm.

 

Unë po e përmendi dhe nuk do të ndalem së përmenduri, që jemi te gatshëm ne çdo aspekt, kemi kapacitete të mjaftueshme për strehim, për përkujdesje dhe siguri dhe askush nuk do të na ngarkoj neve ndonjë barrë të cilën nuk mund ta mbajmë. Pra ky është mendimi im i palëkundur dhe e them me krenari te plotë.

Nuk paraqet për ne si shtet problem as lirimi i menjëhershëm  i qëllimshëm dhe dashakeqës nga burgu  nga ana e talebanëve, i 5000 kriminelëve më të mëdhenj, kriminelëve më gjakpirës, terrorist të rrezikshëm dhe të pashpirt, as kjo nuk do të paraqet problem për ne si shtet.

Shteti ka  situatën nën kontroll të plotë dhe e di se çka po ndodhë, kush janë ata  dhe çfarë kanë bërë. – Prandaj, edhe  quhet koordinim me aleatin.

Aleati ynë i përjetshëm SHBA-ja do kujdeset për pjesën më të madhe, kurse ne kujdesemi për atë që na përcaktohet me përgjegjësinë më të madhe, i kemi njësitet tona të specializuara dhe të aftësuara ekskluzivisht për këto punë  dhe me kaq përfundon.

Ne e kryejmë një obligim që na takon duke u sjell si shtet serioz. Lidhur me këtë, i keni lexuar dhe dëgjuar lëvdatat reale të aleatit tonë, ata shprehën në mënyrë të qartë falënderimin dhe respektin e tyre për ne, dhe kjo na bënë krenarë.

Pra vazhdojmë  tutje me këtë sfide.

I presim dhe mirëpresim këta njerëz të përvuajtur, që pamjet e tyre i kemi pa në çdo kanal televiziv. Janë pamje rrëqethëse dhe na kujton vuajtjen tonë. -E kush ka vuajtur më shumë se ne Shqiptarët? – Askush o njerëz, askush në këtë Evropë, kurse në botë nuk jam i sigurtë, mund të ndodh që dikush ka vuajtur më shumë se ne por në Evropë jo.

A nuk mjafton ta përfundoj më kaq dhe mos të elaboroj më shumë vuajtjen tonë sa për t’i kuptuar të tjerët dhe dhimbjen e tyre?!

Në Afganistan jetojnë shumë fise që janë të ndarë në regjione ku çdo fis dallon nga tjetri me tipare dhe zakone të ndryshme ato tipare i ruajnë me gjelozi, dhe zakonisht në shumë raste janë kundër njëri tjetrit, ku regjioni dallon shumë prej regjionit kurse këtu bëhet fjalë për një shtet.

Afganistani, është në qendër të Azisë Qendrore, kufizohet në veri me tre republika myslimane të ish-BRSS-së, (Turkmenistani, Uzbekistani, Taxhikistani), në perëndim me Iranin (që tash pas këtyre ngjarjeve të fundit si qëllim ka mbizotërimin dhe dominimin), në juglindje me Pakistanin (që edhe ky shtet i ka apetitet e veta tash për dominim të plotë), dhe në Lindje me Kinën e që është i vetmi vend që po kërkon marrëdhënie diplomatike me talibanët. Pra për apetitet e kinezëve nuk po e zgjasë, sepse janë të mëdha.

Afganistani është vend i shkretë me sipërfaqe 652,225 kilometra katrorë, i përbërë në masën 85 për qind nga malet e ashpra dhe dimër ekstrem.

Afganistani është vendi i pestë më i varfër në botë, me 42 për qind të popullsisë që jeton me më pak se 14 dollarë në muaj, që do të thotë vuajtje pa mbarim, ku nuk shihet asnjë dritë në fund të tunelit, ku mbizotëron një errësirë dhe kështu është sot e 40 vite në këtë shtet me probleme ekstreme.

Rreth 93 për qind e opiumit prodhohet në Afganistan (OKB). Vlera e eksportit ishte 3,4 miliardë dollarë në vitin 2008, një pjesë e të cilës shërben për të financuar talibanët, pra ne veç se po e krijojmë përshtypjen se çfarë korrupsioni dhe kaosi mbizotëron në këtë vend shumë të përvuajtur dhe ku gjithmonë në fund e pëson popullata dhe vetëm popullata.

Nuk duhet të harrojmë që talibanët kanë përkrahjen e vetëm 13% të popullatës Afgane dhe asgjë më shumë.

Territori i Afganistanit është i banuar edhe nga popuj të tjerë. Populli turk përbëjnë një pjesë të konsiderueshme.

Rreth 3 milion Hazara jetojnë në Afganistan. Ky është një popull iranian-folës me origjinë iraniane dhe mongoliane. Ata pretendojnë Islamin Shiit.

Pashait janë sunitë – një popull i vogël (ka rreth 100 mijë prej tyre). – Profesioni tradicional i këtyre njerëzve është bujqësia.

Charaymaks, është një grup fisesh që udhëheqin një mënyrë jetese gjysmë-nomade, jetojnë në veriperëndim.

Ata jetojnë në një zonë me pak përdorim për bujqësi. Ata jetojnë nga mbarështimi i bagëtive.

Turkmenët jetojnë në rajonet në kufi me Turkmenistanin. Turkmenët afganë sigurojnë jetesën e tyre duke rritur bagëti dhe endje qilimash.

Nuristanitët janë një grup i vogël fisesh që kanë ruajtur fenë pagane për kohën më të gjatë. Për një kohë të gjatë, qëndrimi ndaj tyre ishte përbuzës nga burokracia lokale. Në fillim të viteve 2000, Nuristanis morën provincën e tyre – Nuristan.

Unë nuk mundem t’i rendisë të gjitha fiset e Afganistanit në këtë shkrim sepse është e pamundur dhe nuk është qëllimi im që shkrimi im të jetë monoton në asnjë mënyrë.

Por popullsia përbëhet edhe nga Pamiris, Braguis, Gujars, Kirghiz, Afshars dhe të tjerë.

Popullsia  e këtij vendi  të përvuajtur është ulur ndjeshëm si rezultat i luftërave, e që nuk po kanë mbarim, populli është shumë i  lodhur tashmë.

Numri i banorëve të vendit është ulur jo vetëm për shkak të numrit të madh të vdekjeve, por edhe për shkak të migrimit masiv nga Afganistani, sepse ata duan thjeshtë të jetojnë, të mbesin gjallë dhe aty ku jetojnë po përjetojnë gjithmonë  mjerim dhe vuajtje.

Aspirata kryesore e refugjatëve afganë është të gjejnë paqe dhe qetësi, të cilën ata nuk mund ta kenë në vendin e tyre.

Pse u be kjo tërheqje nga Afganistani, dhe për çështje tjera puro politike, shprehen ata që merren me politikë, ndërsa qasja ime është siguria dhe vetëm siguria, nuk jam politolog të merrem me politika as të shkurta as të mesme e as afatgjata. Atë e thonë kompetentet politolog, e që kemi mjaftueshëm këtu tek ne.

Në fund: SHBA-ja investoi dy trillion dollarë për këto 20 vite në Afganistan, një trilion dollarë, u harxhuan për 30,0000 ushtarë Afgan, qindra miliona dollarë për krijimin e Policisë atje, të cilët u shkolluan nga instruktorët më të mirë, u armatosen me armatimet më moderne, i’u ofrua  ato që kërkuan, pastaj në pjesën e këtyre 2 trilion dollarëve u harxhuan edhe për ushtaret e vrarë Amerikan dhe rehabilitimin e të plagosurve dhe familjeve te tyre…

Prapë se prapë atje mbizotëroi korrupsioni dhe çdo gjë negative. Çdo fillimi dhe ndihme dikur i vije edhe fundi. Kur nuk je i gatshëm të kesh dhe të mbash shtet, dhe ku gjithë secili duhet t’i rregulloi punët dhe detyrimet e veta ndaj shtetit, atëherë duke i parë të gjitha këto, dikur edhe ndihma nga jashtë, përfundon.

Afganët dështuan të bëjnë shtetin e tyre.

Në aspektin e sigurisë publike dhe nacionale jemi mirë, qëndrojmë mirë, kemi kujdesin maksimal dhe për çdo gjë koordinohemi me aleatin tonë të përjetshëm SHBA-të, dhe këtu nuk ka asnjë pikë dyshimi.

Po e ri përsëris se jemi të sigurt në çdo aspekt dhe sfidë sepse kemi shtet me institucione të forta. I mirëpresim refugjatët Afgan, duke ju thënë qëndroni për aq sa keni nevojë se jeni të përvuajtur ashtu si kemi qenë edhe ne, ne e dimë shumë mirë dhe nuk harrojmë se çka do të thotë vuajtja.

Pra mirë se vini në Republikën e Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran, me kapacitete të plota në aspektin e sigurisë për ne dhe për ju si mysafirë.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se…