Afrika e Jugut proteston kundër deklaratave të Trumpit

14 janar 2018 | 17:03

Afrika e Jugut ka protestuar para ambasadës amerikane në Pretoria, pas raportimeve, se presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se disa imigrantë nga Afrika dhe Haiti vijnë nga shtete “të pista”, transmeton “Reuters”.

Ministria e Jashtme e Afrikës së Jugut, i ka cilësuar këto deklarata, të cilat thuhet të jenë bërë nga presidenti Trump, si “të ashpra dhe ofenduese”, duke shtuar se mohimi i mëvonshëm i Trumpit nuk ishte kategorik.

“Marrëdhëniet në mes të Afrikës së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara por edhe të gjithë Afrikës dhe SHBA-së, duhet të jenë të bazuara në respekt dhe kuptim të përbashkët”, është thënë në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

Trumpi është kundërshtuar nga shumë shtete afrikane dhe organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut rreth këtyre komenteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori nga Kosova, Mërgim Brahimi është edhe zyrtarisht lojtar i…