Afrim Fidani, kryetar i ri i Gjykatës Supreme në Maqedoninë e Veriut

26 maj 2025 | 14:34

Këshilli Gjyqësor ka zgjedhur gjyqtarin suprem Afrim Fidani për kryetar të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Fidani është zgjedhur në këtë pozitë me 8 vota pro dhe 5 kundër. Kundërkandidate e tij ka qenë kryetarja e mëparshme e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, e cila ka marrë vetëm dy vota.

Fidani është gjyqtar i Gjykatës Supreme që nga viti 2017.

Sipas një biografie të shkurtër të publikuar në ueb-faqen e gjykatës, Fidani pasi ka përfunduar shkollën e mesme dhe shërbimin ushtarak, në vitin 1985 është regjistruar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Në vitin 1989 është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë.

Përvoja e punës: Nga viti 1990 deri në vitin 1996, kishte punuar në arsim në detyra juridike dhe administrative. Nga viti 1996 deri në vitin 2005, ai kishte punuar në Inspektoratin Shtetëror të Punës të Republikës së Maqedonisë, si inspektor republikan i punës në fushën e marrëdhënieve të punës. Nga viti 2005 deri në vitin 2007 ishte sekretar i Komunës së Vrapçishtës – Vrapçisht. Nga viti 2007 deri në vitin 2011 ai ishte avokat me seli në Gostivar. Që nga 18 korriku i vitit 2011, ai është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Shkupit – Departamenti Penal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga proceset gjyqësore më të ndjekura politikisht në historinë…