Afrim Tovërlani dhe Prishtina arrijnë marrëveshje
Afrim Tovërlani është rikthyer në bankinën e FC Prishtinës pas disa viteve, pasi sot gjatë ditës trajneri i njohur dhe drejtuesit e klubit kryeqytetas i kanë zgjatur dorën njëri-tjetrit.
Trajneri i njohur, i cili deri tani ishte përzgjedhës i Kosovës U21, ka vendosur t’i kthehet punës ditore dhe sfidave në nivel klubesh.
Kthimi i tij te klubi kryeqytetas shënon një rikthim simbolik, pasi Tovërlani ka një histori të gjatë dhe të suksesshme me Prishtinën.
Në karrierën e tij, ai ka drejtuar disa nga klubet më të rëndësishme në futbollin kosovar: Prishtinën, Trepçën ’89, Feronikelin dhe Ferizajn.
Tovërlani është ndër trajnerët më të suksesshëm vendorë. Me Prishtinën ka fituar 7 trofe, përfshirë dy tituj kampioni, Kupën e Kosovës dhe Superkupën, ndërsa ka triumfuar në Superligë edhe me Feronikelin, duke dëshmuar vazhdimisht cilësi dhe stabilitet.
Rikthimi i tij në stolin e Prishtinës vjen pas largimit të Arsim Thaqit. Tifozët bardhekaltër e shohin këtë si një hap të madh drejt rikthimit në majat e futbollit kosovar, pasi aktualisht janë lider në elitë me 26 pikë.



