
Afro 1 kilometër rrugë u asfaltuan në Sojevë të Ferizajt
17 gusht 2020
| 15:25
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë me dije se në fshatin Sojevë është asfaltuar afër 1 kilometër rrugë.
Ai ka thënë se edhe rrjetin e ujësjellësit do ta instalojnë së shpejti dhe kështu do të përfundojnë infrastrukturën në të gjitha rrugicat e mbetura në këtë fshat.
Me ketë, Aliu ka theksuar se banorëve të Sojevës po ua lehtësojnë qarkullimin me këtë infrastrukturë.
(Q.R / Epoka e re)