
Afro 100 mijë të shëruar nga Covidi në Kosovë
14 maj 2021
| 15:17
Instituti Kombëtar i Shendetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 310 pacientë nga koronavirusi.
Instituti ka treguar se tani në Kosovë nga Covid-19 janë shëruar 99 mijë e 97 qytetarë.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 310 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.097 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.486”, ka treguar instituti.