Agim Ademi: Krenar që projektet e FFK-së po marrin mbështetjen e plotë të UEFA-s

02 tetor 2025 | 19:05

Mbledhja e radhës e Komitetit UEFA HatTrick u mbajt në Kaunas.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili mori pjesë në këtë mbledhje tha se në këtë takim miratuan projekte të rëndësishme për federatat anëtare, mes tyre edhe projektin për instalimin e reflektorëve në stadiumet e Kosovës,

“Ky investim do t’i mundësojë Superligës sonë zhvillimin e ndeshjeve edhe në orët e mbrëmjes, duke rritur shikueshmërinë, atmosferën por edhe standardet e garës. Krenar që projektet e FFK-së po marrin mbështetjen e plotë të UEFA-s dhe që futbolli ynë po ecën drejt kushteve gjithnjë e më moderne. Bashkë për futbollin!”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka takuar qytetarët e hanit…