Agim Ademi nderon Mustafë Januzajn në hapjen e “Western Balkans Sports Medical Center”

27 dhjetor 2025 | 19:32

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka marrë pjesë në hapjen zyrtare të “Western Balkans Sports Medical Center” dhe ia ka dorëzuar plaketën e Federatës së Futbollit të Kosovës, Mustafë Januzajt, si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij profesional dhe të vazhdueshëm në shërbim të futbollit tonë.

“Mustafë Januzaj, përveçse themelues i kësaj qendre moderne të mjekësisë sportive, është edhe pjesë e stafit mjekësor të Kombëtares së Kosovës, duke dhënë ndihmesë të rëndësishme në kujdesin dhe përgatitjen e futbollistëve tanë”.

“Hapja e kësaj qendre përbën një hap të rëndësishëm në zhvillimin e mjekësisë sportive dhe në krijimin e kushteve më të mira për sportistët në Kosovë”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhavit Haliti, kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës, në…