Agim Ademi, president i FFK-së: Një dekadë nga pranimi në FIFA

13 maj 2026 | 11:39

“Sot shënojmë me krenari 10-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në FIFA, një moment historik ku FFK u bë anëtarja e 210-të e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror. Ky ishte një triumf i madh për futbollin dhe shtetin tonë, pas një rruge të gjatë sakrificash, përkushtimi dhe besimi të palëkundur. Ishte fitore e të gjitha gjeneratave që mbajtën gjallë futbollin e Kosovës edhe në periudhat më të vështira.
Në këtë përvjetor jubilar, me respektin dhe mirënjohjen më të thellë kujtojmë legjendën Fadil Vokrri dhe të gjithë ata që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë rrugëtim historik. Mirënjohje e veçantë edhe për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, për mbështetjen dhe miqësinë e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe futbollit tonë. Pranimi në FIFA ishte fillimi i një epoke të re. Sot, FFK është një institucion modern, me infrastrukturë në zhvillim të vazhdueshëm dhe me ekipet kombëtare e klubet tona që përfaqësojnë me dinjitet Kosovën në arenën ndërkombëtare. Vazhdojmë përpara me krenari dhe përgjegjësi, me futbollin për Kosovën! Urime Kosovë!”, ka shkruar në “Facebook” presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka dështuar të…