Agim Ademi rizgjedhet president i FFK-së

05 shkurt 2026 | 12:29

Agim Ademi është rizgjedhur president i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) edhe për një mandat tjetër katërvjeçar, në krye të futbollit vendor.

Pa asnjë votë kundër, , Ademi ka marrë besimin e 52 delegatëve edhe për një mandat të ri.

Ademi ishte ishte kandidati i vetëm në garë për t’u rizgjedhur pasi ka mbledhur shumicën e nënshkrimeve.

Ademi është president i FFK-së që nga viti 2018 dhe ky do të jetë mandati i tij i tretë në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Pasi ka marrë besimin e të gjithë kuvendarëve, me votë të hapur duke ngritur duart, Ademi ka falënderuar ata dhe u ka premtuar kushte më të mira e infrastrukturë të mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbledhur Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës…