Agim Ademi rizgjedhet president i FFK-së
05 shkurt 2026
| 12:29
Agim Ademi është rizgjedhur president i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) edhe për një mandat tjetër katërvjeçar, në krye të futbollit vendor.
Pa asnjë votë kundër, , Ademi ka marrë besimin e 52 delegatëve edhe për një mandat të ri.
Ademi ishte ishte kandidati i vetëm në garë për t’u rizgjedhur pasi ka mbledhur shumicën e nënshkrimeve.
Ademi është president i FFK-së që nga viti 2018 dhe ky do të jetë mandati i tij i tretë në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Pasi ka marrë besimin e të gjithë kuvendarëve, me votë të hapur duke ngritur duart, Ademi ka falënderuar ata dhe u ka premtuar kushte më të mira e infrastrukturë të mirë.



