
Agim Ademi: Urime fitorja, Kosovë!
06 qershor 2025
| 22:02
“Një tjetër fitore dhe një tjetër mbrëmje spektakolare nga djemtë tanë dardanë!
Edhe pse u gjendën dy herë në disavantazh në miqësoren ndaj Armenisë, djelmoshat tanë treguan karakter, vendosmëri dhe shpirt luftarak, duke përmbysur gjithçka dhe duke e merituar plotësisht fitoren (5:2).
Kosova u paraqit me mungesa të rëndësishme, por futbollistët që patën rastin të aktivizohen shkëlqyen me paraqitjen e tyre, duke dëshmuar se e ardhmja është premtuese dhe se kemi potencial të jashtëzakonshëm.
Urime të gjithëve dhe na priftë e mbara edhe në ndeshjet e ardhshme!”, ka shkruar në urimin e tij kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.