Agim Ademi uron 8 Marsin: FFK mbetet e përkushtuar të krijojë mbështetje për gratë dhe vajzat në sport

08 mars 2026 | 09:42

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se në këtë ditë shpreh urimet dhe respektin më të sinqertë për të gjitha gratë dhe vajzat, të cilat me përkushtimin, punën dhe energjinë e tyre japin kontribut të jashtëzakonshëm në familje, në shoqëri dhe në çdo fushë të jetës.

“Mirënjohje e veçantë për të gjitha gratë dhe vajzat që janë pjesë e futbollit tonë dhe që çdo ditë kontribuojnë në zhvillimin e tij në kuadër të Federatës së Futbollit të Kosovës. Falë përkushtimit, profesionalizmit dhe pasionit ato janë bërë pjesë e rëndësishme e rrugëtimit dhe sukseseve tona”.

“Gratë janë të pranishme dhe aktive në çdo segment të futbollit; në administratën e federatës, në ekipet kombëtare, në klube, në radhët e “Dardanëve” si dhe në projekte dhe programe të shumta të federatës që synojnë zhvillimin dhe avancimin e futbollit. Kontributi i tyre është i çmuar dhe një forcë e rëndësishme për shtrirjen dhe rritjen e mëtejshme të futbollit”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Ademi ka thënë se Federata e Futbollit e Kosovës mbetet e përkushtuar që të vazhdojë të krijojë më shumë mundësi, hapësirë dhe mbështetje për gratë dhe vajzat në sport.

“Futbolli do të vazhdojë të jetë një vend ku vlerësohen talenti, puna, pasioni dhe lidershipi i tyre. Urime Dita Ndërkombëtare e Gruas!”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka përcjellur një mesazh urimi për 8…