Agim Ademi uron Vedat Muriqin për rekordin historik te RCD Mallorca në La Liga

12 prill 2026 | 21:04

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar kapitetin tonë Vedat Muriqi, për arritjen e jashtëzakonshme, vendosjen e rekordit të golave në klubin e tij RCD Mallorca, në njërën prej ligave më të forta në botë, La Liga të Spanjës!

“Në emër të të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, në emër të bashkëlojtarëve të ekipit kombëtar dhe në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës, i shpreh urimet më të përzemërta kapitetin tonë Vedat Muriqi, për arritjen e jashtëzakonshme, vendosjen e rekordit të golave në klubin e tij RCD Mallorca, në njërën prej ligave më të forta në botë, La Liga të Spanjës!”.

“Me përkushtim, punë të palodhshme dhe shpirt luftarak, Vedati po lë gjurmë të pashlyeshme në historinë e këtij klubi dhe në La Liga, duke qenë golashënuesi më i mirë jo vetëm te Kombëtarja jonë, por edhe te klubi i tij. Tejkalimi i një emri legjendar si Samuel Eto’o e bën këtë arritje edhe më të veçantë”, ka shkruar Ademi në rrejtet sociale.

Ai ka theksuar se me me golat dhe paraqitjet e tij, Vedati është kthyer në ambasadorin më të mirë të Kosovës dhe në simbol të krenarisë për vendin tonë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur shqetësimin e saj…