Agim Aliu: Elmi Reçica ishte triumfator në luftë, do të jetë triumfator edhe në këtë sfidë

18 janar 2020 | 13:18

Elmi Reçica do të nxjerr një dhe vetëm një të vërtetë, atë të guximit e dashurisë për atdheun, ka shkruan në rrjetin social ‘Facebook’, kryetari i komunës së Ferizajt, njëherit bashkëpartiaku i Reçicës, Agim Aliu.

Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale për deputetin e Kuvendit të Kosovës, njëherit Eprorin e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Elmi Reçica do të nxjerr një dhe vetëm një të vërtetë, atë të guximit e dashurisë për atdheun, luftës sonë për lirinë në çdo pëllëmbë të tokës stërgjyshore, idealit të kristaltë të djemve e vashave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që me gjakun e sakrificën e tyre bën ëndrrën e lirisë, realitet.

PDK në Ferizaj dhe mbarë Kosova është prapa luftës së lavdishme çlirimtare, është në krahë të çlirimtarëve, është në krahë të Eprorit të UÇK-së Elmi Reçica, që në çdo sfidë e zezonë të vendit, ishte kurdoherë i gatshëm të mos kursej asgjë, të sakrifikoj për Kosovën.

Triumfator në luftë, triumfator në çdo sfidë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë sot në…