Agim Aliu i PDK-së ka marrë rreth 15 mijë vota më shumë se kandidati i Vetëvendosjes në Ferizaj

21 tetor 2025 | 11:52

Këto janë statistikat e njohësit Shenoll Muharremi:

Në Ferizaj dihet që gara ka përfunduar pa balotazh. Ende kandidati i PDK ka një epërsi të thellë (rreth 30,000 vota). LVV i ka fitu gati 15,000 vota.

Këtu e kemi një rast ku edhe kandidati i LDK ka pasur një rritje shumë të theksuar. Nga 4,585 vota në 2021 është rritur në 7,105 vota (55% rritje). Kjo është rritja më e madhe në përqindje në Ferizaj gjatë roundit të parë 2021. Për me fitu LDK Ferizajin, duhet me vazhdu me rritje dhe me kalu në rajonin 13,000-15,000 vota zgjedhjet e ardhshme pas katër viteve. Kjo e mundëson që kjo parti eventualisht me fitu pas 8 viteve në Ferizaj.

Ky rast tregon sa e vështirë është gara në nivel lokal. Mundesh me pas kandidat të mirë dhe me u rritë shumë, po krejt varet nga baza jote dhe strategjia lokale. Pra nuk mundesh nga niveli 4,500 vota me pritë që fiton apo futesh në balotazh. Pra për një komunë të tillë, LDK duhet me pas strategji afatgjate dhe me ruajt ‘durimin dhe me pas vullnet’.

Ka raste si kjo edhe në komunat tjera, por ky është një shembull i mirë me ilustru dhe elaboru sa komplekse janë garat në nivel lokal dhe sa konkurrenca e thellë po bëhet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është shtyrë seanca në rastin “Banjska” e paraparë të mbahet…