
Agim Aliu: Ishte kërkesë e qytetarëve që të rikandidoj për kryetar të Ferizajt
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka treguar arsyet pse ka vendosur të rikandidoj për kryetar të kësaj komune edhe për një mandat.
Ai ka bërë me dije se entuziazmi i qytetarëve e ka shtyrë që t’i hyjë garës për kryetar të Ferizajt.
“Mund të them se më shumë është vendimmarrje e qytetarëve e ngjizur me atë politike, për faktin se ishte një kërkesë e vazhdueshme dhe jo vetëm kjo e kohe të fundit, por me të filluar ky cikël i shpalljes së zgjedhjeve dhe kandidaturave anë e kënd Kosovës, sikur u nxitën qytetarët të kenë edhe një herë emrin tim si kandidat për kryetar të komunës. Dhe kjo është krejtësisht e kuptueshme, sepse kjo është vlerësim, besim, por mbi të gjitha është ajo çfarë presim”, ka thënë Aliu për emisionin “Ora Shtatë” në “Klan Kosova”.
Aliu ka theksuar se që tetë vjet që është në krye të kësaj komune, sipas tij, Ferizaj qëndron i pari në zhvillim.