Agim Aliu poston foto me kandidatët për deputetë të PDK-së nga Ferizaj
01 qershor 2026
| 13:02
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka postuar një fotografi në “Facebook” me kandidatët për deputetë të PDK-së nga Ferizaj.
Ai ka theksuar se këto personalitete janë me vlera, e zë i spikatur i ferizajasve për vendimmarrjen në interesin e qytetit dhe qytetarëve të Ferizajt.
“Kafen e mëngjesit me kandidatët për deputetë nga forca jonë politike për Kuvendin e Republikës, personalitete me vlera e zë i spikatur i ferizajasve për vendimmarrjen në interesin e qytetit dhe qytetarëve të Ferizajt”, ka shkruar Aliu.



