
Agim Aliu prezanton shëtitoren e re për sport e rekreacion në Grykën e Neredimes
12 shtator 2025
| 22:07
Kryetari i Ferizajit, Agim Aliu, ka njoftuar se shëtitorja e Grykës së Neredimes po merr formë, pas një projekti të madh revitalizimi, raporton GazetaBlic.
Ky projekt, i realizuar nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, thotë se u japin ferizajasve një hapsirë të re e të rregulluar për sport e rekracion.
Mes ajrit të pastër të Grykës së Neredimes🌲🌳po merr formë shëtitorja e rivitalizuar plotësisht, me shtigje të reja të ecjes🚶🏻♂️fushën sportive🏀verandat që tashmë janë vendosur, urat në ndërtim mbi lumin Neredime që i japin ferizajasve edhe një hapësirë të re e të rregulluar për sport e rekreacion✅projekt ky i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit.