Agim Aliu takon kandidatin e PDK-së për deputet, Besim Hoxha
24 maj 2026
| 00:15
Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës në Ferizaj dhe njëherësh kryetar i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka takuar kandidatin për deputet të PDK-së, Besim Hoxha, i cili garon me numrin 77.
Aliu e ka vlerësuar Hoxhën si një personalitet me përvojë shumëvjeçare në fushën e financës, sigurimeve dhe investimeve në mërgim.
“Me Besim Hoxhën, kandidatin për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, një personalitet me përvojë shumëvjeçare në fushën e financës, sigurimeve dhe investimeve në mërgim, një vlerë e shquar profesionale dhe mundësi për përfaqësimin e zërit të diasporës në Kuvendin e Republikës”, ka shkruar në njoftimin e tij Agim Aliu.



