Agim Bahtiri merr vendim për zbukurimin e qytetit

29 nëntor 2020 | 16:34

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë me dije se ka marrë vendim ta zbukurojë qytetin pas kërkesave të qytetarëve.

Bahtiri javë më parë kishte thënë se nuk do ta zbukurojë qytetin, por duket se presioni i qytetarëve ia ka ndryshuar mendjen atij.

“Duke i pasur parasysh kërkesat e qytetarëve për zbukurim të shesheve të qytetit për festën e Vitit të ri dhe gatishmërinë e bizneseve për të kontribuar në këtë proces, ju njoftoj se kam marrë vendim që qyteti të zbukurohet për fundvit. Mirëpo, për shkak të situatës së pandemisë dhe nevojave për menaxhimin e saj me paratë publike, asnjë cent i komunës nuk do të shpenzohet për zbukurimin e qytetit. Zbukurimi i shesheve do të paguhet nga disa biznesmenë të cilat iu kanë bashkëngjitur iniciativës time që ky proces të kryhet me buxhet privat, ku unë do të jem i pari që do të participoj me para personale”, ka shkruar Bahtiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me…