
Agim Bahtiri, Mustafës: Për hir të qytetarëve bëni marrëveshje me Vetëvendosjen
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetar i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” i ka bërë thirrje Kryesisë, Këshillit të Përgjithshëm dhe kryetarit të LDK-së që për hir të qytetarëve, të cilët më 6 tetor kanë votuar me zemër për ndryshim, të gjejnë kurajë dhe ta arrijnë marrëveshjen për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje para seancës inauguruese të Kuvendit të Kosovës.
“Qytetarët po presin me padurim që kjo të ndodh, prandaj është domosdoshme që marrëveshja të arrihet tani. Kërkesës time mendoj se i bashkëngjiten qindra mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës, të cilët janë në ankth dhe ne nuk guxojmë t’i zhgënjejmë, pasi që qytetarët kësaj radhe kanë treguar vendosmëri për të dalë nga terri. Qytetarët na e kanë besuar qeverisjen, andaj ne duhet ta qojmë në vend vullnetin e tyre së bashku. Për hir të qytetarëve, largimit të së keqes dhe kthimit të normalitetit në vend, apeloj të LDK-ja të heq dorë nga disa interesa momentale dhe ta nënshkruaj sot marrëveshjen”, ka shkruar Bahtiri.
https://www.facebook.com/Agim.Bahtirii/photos/a.270853443259175/1085649025112942/?type=3&eid=ARClkw8UmLttN_EexKFfUxQdSO14Qwr_osMXF27Ps6-buxuAZeA1MVzEmOnw3AWsAAVAF5VsghQ0Mysj&__xts__%5B0%5D=68.ARCXuTX3KVKW22Sc_jFVO_yzCp5Tk2YhVqyeRvCG0RDzGGPOxdgKCLzd-K7poNgyfb9qA_SBeZ7gQ8b3_pj4ssCza1cfEvWL7UVec3HtpuApuRtSzQTQq7t8nFRNGRv3tEc_pg5ah-CUvYdZU4–aA6CnYNK-I5eaFJaGIsdnxTWFz0u3JImx11ZOU2BApgvucsY2CGeSzfQxdaj2a_rMGRZuwM3fcmgpxJ4avluAnwaeyfPZVmVECpBm1dHOXEFejfnBp5u8jAa-Es22eLV9W3bpuvngNMea20TGyK94CSM2p3AAfvlRruwv4EbLrB7QKpPRmPEm49Kewxq31QYQNeDfQ&__tn__=EHH-R
/Epoka e re/