Agim Bahtiri thotë se nuk ka kthim para datës 26 dhjetor, Konjufca kryetar i denjë

01 shkurt 2020 | 14:51

Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje e ka ftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës që të bëhet e arsyeshme dhe fleksibile për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Sipas tij, kthimi para datës 26 dhjetor nuk është i arsyeshëm, sepse Kuvendi i Kosovës e ka kryetarin më të denjë të zgjedhur që prej themelimit të tij.

“Kur kanë mbetur vetëm edhe pak kohë deri në votimin e Qeverisë Kurti, e ftoj LDK-në që të bëhet e arsyeshme dhe fleksibile për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje. Kthimi para datës 26 dhjetor nuk është i mundshëm dhe as i arsyeshëm, sepse Kuvendi i Kosovës ka kryetarin më të denjë të zgjedhur që prej themelimit të tij. Kosova nuk ka kohë për inate politike dhe eksperimete me pozita pëmes dorëheqjeve dhe emërimeve”, ka shkruar Bahtiri. /Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Boiken Abazi ka…