
Agim Pllashniku niset në këmbë nga Prishtina drejt Tiranës për të protestuar në mbështetje të UÇK-së
15 tetor 2025
| 15:16
Agim Pllashniku, veteran i UÇK-së, është nisur të mërkurën në orën 10:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në këmbë drejt Tiranës, për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar për të premten, më 17 tetor, në orën 17:00, në sheshin “Skënderbej” të Tiranës.
Ai ka deklaruar se këtë marshim po e bën “në shenjë nderimi dhe mbështetjeje për luftën e drejtë të UÇK-së”, si dhe në protestë kundër “padrejtësive që po u bëhen drejtuesve të UÇK-së që po mbahen në Hagë”.