Agim Shahini: Gardenland Resort, model i punës 365 ditë në vit me turizëm në Shqipëri!
Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) nga Kosova mori pjesë në hapjen e sezonit turistik 2026 në Gardenland Resort Hotel, në Bushat Shkodër, Shqipëri.
Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se vizioni dhe puna e palodhshme e Përparim Raboshta dhe bashkëpunëtorëve të tij janë një model për Kosovën dhe Shqipërinë.
“Një shembull i qartë se si një hotel mund të funksionojë me sukses 365 ditë në vit dhe të kontribuojë në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë mbarëkombëtare”, tha ai.
“Në shenjë respekti dhe bashkëpunimi kombëtar, i dhuruam zotit Raboshta një palë këpucë të qëndisura me flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë, prodhim vendor Made in Kosova nga Solid, Suharekë. Ky ishte një simbol i bukur i bashkëpunimit ekonomik dhe i lidhjes së fortë mes bizneseve shqiptare. Urime për një sezon turistik 2026 të jashtëzakonshëm! Sa më shumë vizitorë dhe suksese për Gardenland Resort Resort Hotel! Turizmi dhe bizneset shqiptare ecin përpara së bashku!”, tha Shahini.



