Agim Shahini gjatë forumit në Organizatën Botërore të Tregtisë, ka takuar shumë personalitete botërore

13 shtator 2023 | 20:03

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini gjatë Forumit në Organizatën Botërore të Tregtisë 2023 u takua me personalitete të larta botërore duke filluar me Dr.Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtor gjeneral i Organizatës Botërore të Shëndetësisë-WHO si dhe me ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe Gordon Brown me qëllim të promovimit të Kosovës si vend i sigurt dhe stabil për investime në Ballkanin Perëndimor.

Siç dihet Aleanca Kosovare e Bizneseve e kryesuar nga z. Agim Shahini, kryetar dhe znj. Lumnije Ajdini, drejtore menaxhuese po marrin pjesë në Forumin e Organizatës Botërore të Tregtisë-WTO me seli në Gjenevë nga data 13 -15 shtator 2023 me moto: “Është Koha për Veprim”. Në këtë forum po marrin 3400 pjesëmarrës, përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës, në mesin e tyre edhe AKB-ja si pjesëmarrëse e vetme e Kosovës.

Forumi është ngjarja më e madhe në OBT, duke ofruar një platformë unike për palët e interesuara nga e gjithë bota për të diskutuar zhvillimet më të fundit në tregtinë globale dhe për të propozuar politika, për të përmirësuar sistemin e tregtisë shumëpalëshe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë çifti më i përfolur…