Agim Veliu dorëzon ankesë ndaj vendimit të Lumir Abdixhikut

24 qershor 2021 | 16:31

Ish-kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, Agim Veliu është ankuar për vendimin e partisë për t’ia marrë kompetencat e kryetarit të kësaj degë në këtë komunë.

Madje, ai tashmë ka dërguar edhe një ankesë tek Kryesia e LDK-së, për këtë çështje.

Veliu ankesën e tij e ka proceduar kundër vendimit të Kryesisë së LDK-së, të datës 9 qershor, për ta vënë Ekrem Hysenin në krye të Degës.

E ky vendim , sipas deputetit të LDK-së ka qenë në kundërshtim me statutin e partisë, politikisht i dëmshëm për LDK-në, joetik dhe i pamoralshëm.

Ndër të tjera, në ankesë, Veliu ka theksuar se edhe kandidati për kryetar të komunës së Podujevës ka qenë vendim i kundërligjshëm, pasi sipas tij, Hyseni është emëruar pa koordinim me Kryesinë e Degës në Podujevë. /ATV/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
25.06.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…