Agjencia atomike e OKB-së siguron: Nuk ka rrjedhje radioaktive nga centrali në Ukrainë

04 mars 2022 | 11:26

Kreu i agjencisë mbikëqyrëse atomike të Kombeve të Bashkuara thotë se nuk ka pasur rrezatim radioaktiv nga centrali bërthamor i Ukrainës që ishte në shënjestër të sulmit nga Rusia në orët e hershme të 4 marsit.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike tha se agjencia ka qenë në kontakt me rregullatorin bërthamor të Ukrainës dhe centralin bërthamor të Zaporizhzhia pasi një ndërtesë në afërsi u godit.

Kjo shkaktoi një zjarr që u shua ndërsa Rafael Mariano Grossi tha se dy persona u lënduan nga zjarri.

Ai tha se operatori dhe rregullatori thonë se situata “vazhdon të jetë jashtëzakonisht e tensionuar dhe sfiduese”./rel

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe ai i…