Agjencia e Menaxhimit Emergjent organizon ushtrimin “Reagimi i Përbashkët 2018”

12 shkurt 2018 | 12:23

Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila ka rolin dhe mandatin koordinues  qeveritar për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, me përkrahje dhe asistencë nga Ambasada Amerikane, Garda e Ajova-s, Ushtria e SHBA-ve, Agjencia Federale e Menaxhimit Emergjent dhe me pjesëmarrjen e institucioneve vendore, me mandat planifikimi, koordinimi, vendimmarrjeje dhe reagimi në incidente të karakterit kombëtar, kanë planifikuar realizimin e ushtrimit në tavolinë “Reagimi i Përbashkët 2018”

Ushtrimi ka për qëllim ta testojë zbatueshmërinë e dokumenteve bazë për menaxhimin emergjent në Republikën e Kosovës, si dhe gatishmërinë e institucioneve vendore për planifikim dhe vendimmarrje për reagim dhe koordinim gjatë incidenteve të karakterit kombëtar.

Ekzekutimin e  ushtrimit në tavolinë do të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri nga data 13.02.2018 deri më 16.02.2018, duke filluar nga ora 10:00.

Ftohen mediat të marrin pjesë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arlind Ajeti ishte protagonist me skuadrën e Crotones teksa mori…