Agjenda e Escobarit sot fillon nga ora 08:30, takon Osmanin, pastaj Kurtin

19 tetor 2022 | 08:03

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret sot në takim të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi pritet të ndodhë në orën 9:50, sipas njoftimit nga kryeministria.

Paraprakisht, Gabriel Escobar do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani, me fillim të orës 8:30, dhe ndërkohë gjatë ditës, ai do të takohet edhe me krerët e opozitës.

Përveç liderëve institucionalë, Escobar do të takohet edhe me përfaqësuesit e partive opozitare.

Detaje të tjera për këtë vizitë nuk janë dhënë, megjithëse është hera e dytë brenda disa javësh, që amerikani Escobar takon partitë opozitare.

Herën e kaluar në Kosovë, Escobar ka qenë së bashku me evropianin Miroslav Lajçak. E ky i fundit javën e kaluar ka qëndruar në Prishtinë, ndërsa dje ka vizituar Beogradin. Në dy takimet me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiq, Lajçak ka thënë se temë boshte e diskutimit kanë qenë targat dhe energjia.

Ndryshe, javëve të fundit janë intensifikuar përpjekjet e liderëve botëror sa i përket bisedimeve Kosovë –Serbi.

I fundit ishte sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili bisedoi përmes telefonit me kryeministrin Kurti dhe me presidentin Vuçiq. E në këtë proces janë angazhuar edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, të cilët kanë dhënë një propozim për marrëveshjen dypalëshe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz i ka reaguar homologut serb, Nikola…