Agjenti i Mottas: Vështirë të refuzohen klubet si PSG-ja, Milani dhe Juve

20 shkurt 2024 | 15:03

Bologna e drejtuar nga trajneri Thiago Motta po mahnit të gjithë futbolldashësit në Itali dhe jo vetëm. Skuadra e teknikut italo-brazilian është aktualisht në vendin e pestë dhe po lufton për të siguruar një biletë për në Ligën e Kampionëve, sezonin e ardhshëm.

Në Serie A, Milani dhe Juventusi janë dy nga klubet që janë të “joshura” nga Motta teksa agjenti i trajnerit të Bolognas, Dario Canovi, pranoj se i përfaqësuari i tij kërkohet nga më të mirët.

“Motta është nga ata trajnerë që tërhiqen pas një projekti, kërkon të marrë pjesë në ndërtimin e skuadrës dhe të jetë i përfshirë në zgjedhjet e klubit. Nuk besoj se në të ardhmen do të pranoj një klub që i ofron vetëm një skuadër të mirë. PSG, Juve apo Milan? Bëhet fjalë për klube të mëdha, do të jetë e vështirë për të refuzuar klube kaq prestigjioze. Raporti me Ibrën? Në Paris u bënë shumë miq dhe ka shumë respekt mes tyre”, u shpreh Canovci

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosovare Hasani nga Prishtina, shpall të pavlefshme diplomën dhe dëftesat…