AGK-ja dënon vendimin për mbylljen e Kuvendit të FFK-së për gazetarët dhe mediet 

05 prill 2022 | 16:43

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim vendimin e Federatës së Futbollit të Kosovës për të mbyllur punimet e Kuvendit zgjedhor për gazetarë dhe media, të paraparë për 6 prill.

“Sipas njoftimit të FFK-së, vetëm një transmetues do të lejohet në atë hapësirë, por asnjë gazetar.  Arsyetimi i hapësirës është i paqëndrueshëm, pasi që ngjarje të ngjashme janë mbuluar edhe në të kaluarën nga të gjitha mediat e interesuara. Një mbyllje e tillë pamundëson raportimin profesional nga vendi i ngjarjes, për një ngjarje të rëndësishme dhe me interes publik”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK-ja kërkon nga FFK-ja të rishqyrtojë vendimin dhe të lejojë gazetarët dhe mediet të kryejnë punën e tyre duke mos u penguar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikani shqiptar në Luginë të Preshevës, Shaip Kamberi, ka kërkuar…