
AGK-ja dhe organizatat evropiane dënojnë sulmet e LV-së ndaj përfaqësuesit të Reporterëve pa Kufij
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) i është bashkuar ECPMF-së dhe organizatave të tjera evropiane për mbrojtjen e gazetarëve duke dënuar fushatën e partisë politike, Vetëvendosje kundër Pavol Szalai, i cili është udhëheqës i Deskut për Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor në organizatën Reporterët pa Kufij.
Në reagimin e ECPMF-së është thënë se sulmet ndaj anëtarëve të organizatave ndërkombëtare, vetëm e rikonfirmojnë ambientin e rrezikshëm me të cilin ballafaqohen gazetarët.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bashkohet ECPMF-së dhe organizatave të tjera evropiane për mbrojtjen e gazetarëve, për të dënuar fushatën e partisë politike, Vetëvendosje kundër Pavol Szalai, udhëheqës i Deskut për Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor në organizatën Reporterët pa Kufij. Sulmet ndaj anëtarëve të organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë pretendime të rrejshme për origjinën kombëtare të Szalai, nga deputeti i zgjedhur i LV-së, Dimal Basha, nuk ndihmojnë, por vetëm e rikonfirmojnë ambientin e rrezikshëm me të cilin ballafaqohen gazetarët dhe aktivistët në Kosovë”, thuhet në një reagim të ECPMF-së’’, është thënë në reagim.