
AGK-ja e mirëpret vendimin e Supremes për KPM-në
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Supreme e cila e ka miratuar padinë administrative të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), kundër Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM).
AGK-ja ka theksuar se IKD-ja me përkrahjen e organizatave të shoqërisë civile, e kishte drejtuar padinë pasi KPM-ja e kishte ndryshuar Rregulloren e brendshme për ta shkarkuar Jeton Mehmetin nga posti i kryetarit dhe në vend të tij e pati emëruar Besnik Berishën.
“Gjykimi i Supremes konstaton ‘se rregullorja është miratuar në kundërshtim me parimet e shtetit të së drejtës, transparencës dhe pjesëmarrjes publike’”.
“AGK-ja angazhohet që ky organ kushtetues i rregullimit të mediave audio-vizuele të funksionojë në mënyrë krejtësisht të pavarur nga politika”, është thënë në reagimin e AGK-së.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka theksuar se e kishte vlerësuar të kundërligjshëm ndryshimin e rregullores dhe rrjedhimisht, të kundërligjshëm zgjedhjen e Berishës në krye të këtij institucioni.