AGK-ja: Padia e paralajmëruar nga Peci për exit-polle, përpjekje për frikësim të gazetarëve

15 tetor 2025 | 17:22

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar paralajmërimin e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, për ngritjen e padive ndaj disa gazetarëve për shkak të publikimit të exit-polleve.

Sipas AGK-së, paralajmërimi i Pecit për padi penale ndaj gazetarëve përbën një përpjekje të hapur për t’i frikësuar dhe për të penguar punën e tyre profesionale.

“Ky akt i zotit Peci është sulm brutal ndaj lirisë së raportimit në Kosovë, dhe përpjekje për të dekurajuar punën e gazetarëve. AGK e sheh këtë veprim edhe si përpjekje për ta kaluar betejën politike në mediale, gjë që është e papranueshme”, thuhet në reagim.

AGK-ja i ka bërë thirrje Faton Pecit që të heqë dorë nga sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave.

“Peci ka një histori të sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave, dhe AGK e fton që të ndalë këtë praktikë tepër të dëmshme për demokracinë në vend,” thuhet më tej në njoftim”, theksohet në reagim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat…