
AGK-ja shpreh shqetësim lidhur me situatën financiare në RTK
23 korrik 2025
| 12:00
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësimin me zhvillimet që lidhen me transmetuesin publik të Kosovës, RTK.
Paralajmërimi se brenda pak ditësh, RTK-ja do të mbetet pa financim dhe nuk do të jetë në gjendje të paguajë të punësuarit e saj për muajin korrik, është alarmues.
AGK-ja e njeh rolin e rëndësishëm që luan Transmetuesi Publik në skenën mediale të Kosovës, dhe në mungesë të Kuvendit funksional i bën thirrje Qeverisë së Kosovës, që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për vazhdimin e financimit të RTK-së.
“Gazetarët, kameramanët dhe stafi tjetër i RTK-së, duhet të jenë në gjendje që të bëjnë punën e tyre në mënyrë të papenguar nga presione politike apo financiare”, thekson AGK-ja në reagimin për media.