AGK-ja shpreh shqetësim për mosvazhdimin e kontratave të dy gazetareve në RTK

16 shkurt 2026 | 08:07

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është shprehur “thellësisht i shqetësuar” për vendimin e menaxhmentit të Transmetuesit Publik, RTK për të mos vazhduar kontratat e punës për dy gazetare, Hana Marteti dhe Edina Avdiu.

AGK-ja konsideron se mosvazhdimi i angazhimit të tyre në RTK, lidhet direkt me punën e tyre profesionale dhe mosgatishmërinë për t’iu nënshtruar presionit dhe për të bërë kompromise në raportim profesional.

“Mosvazhdimi i kontrateve pa vlerësimin e punës i ka të gjitha shenjat e një vendimi të planifikuar më parë dhe hakmarrës për gazetaret, duke përfshirë faktin që menaxhmenti ishte në dijeni për shtatzëninë e zonjës Avdiu. Kjo është një praktikë e dëmshme dhe e që minon besimin e publikut në RTK”, thuhet tutje në njoftimin e AGK-së.

AGK-ja thotë se shpreh solidaritet të plotë me koleget Marteti dhe Avdiu, dhe do t’ju ofrojë ndihmë ligjore, për të sfiduar këtë vendim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, tha se Amerika…