
AGK-ja, sot konferencë të jashtëzakonshme për medie
02 maj 2025
| 09:35
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) njofton se sot do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media nga ora 12:00 para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Para medieve do të flasë kryetari i këtij asociacioni, Xhemajl Rexha, i cili do ta adresojë rangimin e fundit të Indeksit të Lirisë së Medieve, të Reporterëve Pa Kufij, thuhet në njoftimin e AGK-së në Facebook.