AGK reagon ndaj fushatës denigruese që LVV po i bën organizatës dhe kryetarit Xhemajl Rexha

02 maj 2025 | 18:21

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar me shqetësim pas fushatës denigruese që ka nisur nga eksponentë të partisë që drejton Albin Kurti, ndaj organizatës dhe kryetarit të Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha.

AGK në një komunikatë të lëshuar thotë se në vend të reflektimit pas kësaj rënie, deputetët të LVV-së kanë tendencë të papranueshme për të fajësuar AGK-në dhe Rexhën për këtë realitet të nxjerrë nga Reporterët pa Kufij.

AGK-ja ka bërë thirrje që deputetët e Vetëvendosjes që t’i ndalojnë sulmet ndaj gazetarëve dhe përfaqësuesve të organizatave të pavarura dhe të adresojnë me seriozitet situatën e paprecedentë alarmante të lirisë së mediave në Kosovë.

“Liria e shprehjes dhe mbrojtja e gazetarëve nuk janë çështje të preferencave politike, por vlera themelore të një demokracie funksionale”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Reagimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se janë licencuar…