Agon Maliqi tregon problemin me të cilin po përballet Kurti  

30 janar 2022 | 15:57

Politologu Agon Maliqi ka bërë me dije se problemet me të cilat po përballet Albin Kurti si kryeministër bazën e kanë sa ishte ia në opozitë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Maliqi ka shkruar se Kurti si opozitar me retorikën e tij populliste ka ushqyer në popull shumë iluzione.

Sipas tij, tash kur Kurti po përballet me realitetin dhe vështirësitë e qeverisjes, ai po paguan faturën e dyfishtë.

Ai ka vlerësuar se ky do të duhej të ishte leksion jo vetëm për Kurtin, por edhe për opozitën e sotme.

Postimi i plotë i Maliqit:

Problemi me të cilin po përballet Kurti sot në thuajse çdo temë, buron nga fakti se kur ishte në opozitë, me retorikën e tij populliste ka ushqyer në popull shumë iluzione, qoftë për politikën e jashtme apo të brendshme, që i shërbyen mirë për të fituar mbështetje. Tash kur po përballet me realitetin dhe vështirësitë e qeverisjes së një vendi me parametrat zhvillimore të Kosovës, e sidomos me pengesat e theksuara në arenën ndërkombëtare, Kurti do ta paguajë faturën e dyfishtë, pra jo vetëm atë për gabimet, por edhe për shembjen e iluzioneve të ndërtuara. Ky do të duhej të ishte leksion jo vetëm për Kurtin por edhe për opozitën e sotme, e cila qysh prej zgjedhjeve lokale duket se e ka një momentum të mirëseardhur, ndërsa prej sot me gjasë edhe një pol të ri jashtë-parlamentar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rafael Nadal është shpallur kampion i Grand Slamit Australian Open,…