Agron Kuçi bën thirrje për fushatë të qetë në Junik

03 nëntor 2021 | 11:35

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, i cili në këto zgjedhje lokale është sërish kandidat i AAK-së për kryetar të kësaj komune, ka bërë thirrje për fushatë të qetë në këtë komunë.

Kuçi më 14 nëntor në balotazh do të përballet me kandidatin e LDK-së.

Kryetari aktual i Junikut përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se ditëve të fundit familja e tij është linçuar, fyer, ofenduar, shantazhuar dhe kërcënuar nga disa media të sponzorizuara e të financuara nga kundërshtarët e tij politikë.

Ai thotë se kundërshtarët e tij politik kanë përgatitur skenarë të ndryshëm për të përbaltosur zgjedhjet lokale në ketë komunë. “…me të vetmin qëllim; për të denigruar integritetin tim, bashkëpunëtorëve dhe të familjes sime”, ka shkruar Kuçi.

Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se dhe pas 14 nëntorit do të jetojnë në Junik, duke bërë thirrje për fushatë demokratike.

“Në aleancë me qytetarët e Junikut, me besim e emër të Zotit, e me përkrahjen e junikasve, ne do të fitojmë me 14 nëntor!”, ka shkruar Kuçi.

Fitoren tonë, e të qytetarëve të Junikut nuk ka shantazh që mund ta ndalë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Wanda Nara vendosi të ndahej nga partneri i saj, Mauro…