Agron Kuçi ka një apel për junikasit!

08 nëntor 2025 | 17:15

Agron Kuçi, kandidat i AAK-së për kryetar të Junikut

A P E L

Koalicioni Fitues AAK – Vetëvendosje

Të dashur junikas !

1. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që nuk janë nga Juniku, por kanë rënë pre e mashtrimeve të Ruzhdi Shehut dhe bashkëpunëtorëve të tij manipulues, që të mos i drejtohen qendrave të votimit.
Ne tashmë i kemi identifikuar këta persona, kemi nxjerrë fotografitë e tyre dhe i kemi dorëzuar në organet e rendit dhe drejtësisë.
Policia dhe prokuroria do të jenë në vëzhgim të vazhdueshëm, ashtu si edhe një numër i madh vëzhguesish të koalicionit AAK–LVV, të cilët me kujdes maksimal do të përcjellin çdo lëvizje të dyshimtë.
Çdo individ i identifikuar që paraqitet pranë qendrave të votimit do të raportohet dhe do të përballet me drejtësinë për veprën penale që kryen.

2. Po ashtu, u bëjmë thirrje qytetarëve të Junikut që ndodhen në gjendje të rënduar ekonomike, të mos bien pre e tentativave për blerje vote nga ekipa manipuluese e Rrushdi Shehut.
Të gjitha këto veprime janë nën përcjellje të organeve të rendit, të aktivistëve dhe strukturave tona, si dhe të qytetarëve që na mbështesin.
Këto veprime janë të ndaluara me ligj, dhe çdo rast i tillë do të përfundojë në organet e rendit dhe të drejtësisë.

3. Gjithashtu, thirrja jonë e fundit: votoni të lirë!
Mos e fotografoni votën. Çdo klasë votimi është e pajisur me kamera të vendosura nga KQZ-ja, ndërsa vëzhguesit dhe komisionerët tanë do ta përcjellin me kujdes maksimal procesin.
Çdo fotografim i votës do të raportohet menjëherë në polici dhe prokurori, dhe personat që fotografojnë votën do të përballen me drejtësinë.

4. Të dashur junikas të vërtetë, rrini të qetë, të relaksuar dhe pozitivë.

Votoni me bindje dhe me zemër, pa presion.
Shprehni vullnetin tuaj të lirë dhe me votën tuaj ndëshkoni njeriun që për katër vite mashtroi, shantazhoi dhe nxit urrejtje e mosdurim mes junikasve, duke krijuar përçarjen më të madhe në historinë e Junikut.

5. Kjo epokë e errët katërvjeçare përfundon nesër, dhe Junikut do t’i hapet rruga e zhvillimit, dashurisë, harmonisë dhe unitetit.

Ne, të gjitha strukturat dhe ekipet tona zgjedhore të koalicionit fitues AAK–LVV, kemi ndërmarrë të gjitha masat për të parandaluar çdo manipulim të procesit zgjedhor dhe për të siguruar fitoren tonë bindëse, me vullnetin e lirë të junikasve.

Bashkë për Junikun -174.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunave zhvillohet…