Agron Kuçi merr besimin e Haradinajt për të rikandiduar edhe për një mandat për kryetar të Junikut

26 tetor 2020 | 21:20

Kryetari i Komunës së Junikut, njëherësh edhe kryetar i Degës së AAK-së në Junik, Agron Kuçi ka marrë besim dhe përkrahjen e liderit të partisë, Ramush Haradinaj për të rikandiduar edhe për një mandat për kryetar të Komunës së Junikut në zgjedhjet lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm, raporton “Epoka e re”.

Gjatë 11 viteve udhëheqje me Komunën e Junikut, Kuçi ka marrë me dhjetëra çmime e mirënjohje nga organizata ndërkombëtare e vendore, puna e mirë e efektive me ndikim në mirëqënien e qytetarëve bëri që Komuna e Junikut të shpallet për tri herë me radhë komuna e parë në Kosovë me performancën më të mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania raporton 20.890 raste të reja dhe 102 viktima nga…