Agron Kuçi në listën e AAK-së për deputet, mban numrin 99

17 dhjetor 2024 | 12:03

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka dorëzuar listën e 110 kandidatëve për deputet në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Kjo listë, e cila nga lideri i saj, Ramush Haradinaj, është quajtur ‘Lista e Kosovës Fituese’, përfshinë personalitete të rëndësishme që në kohë të ndryshme kanë dhënë kontribut për vendin.

Një nder ta është edhe Agron Kuçi, i cili për tri mandate ka qenë kryetar i Komunës së Junikut.

Ai për këto vite të qeverisjes në këtë komunë, ka bërë ndryshime të mëdha, duke u vlerësuar si një nga komunat me performancën më të mirë në vend.

Në këto zgjedhje, Agron Kuçi kërkon voton e qytetarëve që të jetë zëri i tyre në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, miq, familjarë dhe kolegë të nderuar! Numri im në zgjedhjet e shkurtit për Kosovën fituese është, 99! Me besimin e mbështetjes dhe përkrahjen tuaj, ‘Zëri i juaj’ në Kuvendin e Kosovës, për sigurinë e vendit dhe shtetin e suksesshëm të Kosovës, midis të barabartëve në NATO”, ka shkruar Kuçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-piloti kolumbian Juan Pablo Montoja, beson se transferimi i Lewis…