Aguero, afër transferimit në  Barcelonë

14 maj 2021 | 16:00

Lionel Messi ka kërkuar garanci dhe një skuadër kompetitivë që të qëndrojë te Barcelona dhe përgjigja e drejtuesve ka qenë pozitive. Presidenti Laporta tashmë ka nisur planin për afrimin e sulmuesit argjentinas i cili do të vijë falas pas përfundimit të kontratës me Manchester City.

Edhe pse 33 vjeç, te katalanasit ka besim se Aguero ka shumë për të dhënë sidomos me Messin në sulm ndërsa 258 golat në 388 ndeshje me Citizens japin siguri për shkëlqimin e lojtarit në “Camp Nou”.

Aguero aktualisht përfiton 12 milionë euro në vit me Man. City por sigurisht paga e tij do të jetë më e vogël te Barcelona, diku te 7-8 mln në vit dhe do të mbajë fanellën me numrin 9. Kujtojmë që skuadra katalase ka afruar po me kosto zero edhe mbrojtësin Eric Garcia nga skuadra e Manchester Cityit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izraeli ka dislokuar forcat ushtarake në kufirin me Gaza dhe…