
Aheng familjar e të shtëna me armë në kohë pandemie, policia ndërhyn në Skënderaj
Një aheng është mbajtur gjatë ditës së djeshme në Skënderaj, pavarësisht situatës pandemike në të cilën gjendet vendi.
Madje në këtë rast ka ndërhyjë edhe Policia e Kosovës.
Përpos që u thyen të gjitha masat anti-Covid të vendosura gjatë muajve të fundit, në organizim janë përdorur edhe armë, meqë rast është nevojitur ndërhyrja e zyrtarëve policorë.
Njoftimi i plotë:
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Klladernicë, Skenderaj 04.04.2021 – 11:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në një aheng kishte gjuajtur me armë zjarri. I dyshuari ka pranuar për veprën, dhe nga policia iu është sekuestruar një armë AK-47 dhe një karikator me dy fishek. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurort është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Klladernicë, Skenderaj 04.04.2021 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në një aheng kishte gjuajtur me armë zjarri. I dyshuari ka pranuar për veprën, dhe nga policia iu është sekuestruar një armë AK-47 dhe një karikator me katër fishek. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurort është liruar në procedurë të rregullt.