Ahmet Isufi vlerëson kandidaturën e Labinot Bislimit për kryetar të Vitisë

12 shtator 2025 | 11:27

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka vlerësuar kandidaturën e Labinot Bislimit për kryetar të Vitisë në zgjedhjet e 12 tetorit.

“Një vëmendje në Viti, ku kryetari Labinot Bislimi, në detaje elaboron shqetësimet e qytetarëve dhe paraqet interesimin për ndryshimin e gjendjes. Mënyra e qasjes ndaj problemeve të grumbulluara, dalja në terren drejtpërdrejt dhe analiza për zgjidhjen e tyre e bëjnë liderin më pragmatik e karizmatik të Vitisë i cili po sjell frymën e re moderne të ndryshimit, si përvojë edhe nga vendi ku është shkolluar, në Lyon të Francës”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.

Ai ka shtuar se një kryetar si Labi që e ka bazën e atdhedashurisë me traditë e edukimin modern perëndimor për qasje praktike në politikë, me një ekipë profesionale e kandidatë të shquar për lëshilltarë, i duhet Vitisë dhe qytetarëve të saj për ndryshimin e jetës në drejtim të zhvillimit e përparimit.

“Urime dhe shumë suksese, Kryetar!”, ka shkruar Isufi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin…