Ahmetaj për vizitën e ministrave italianë e gjermanë në Beograd: Do të ketë mesazh të qartë për Vuçiqin
09 shkurt 2026
| 08:31
Ish-ministrja e Integrimeve, Mimoza Ahmetja, e ka cilësuar si lajm të mirë vizitën e paralajmëruar në Beograd të ministrit gjerman Johan Wadephul dhe atij italian Antonio Tajani, duke theksuar rëndësinë e rikthimit të vëmendjes së BE-së te zgjerimi në Ballkanin Perëndimor.
Ahmetaj e sheh këtë vizitë edhe si një mesazh të fortë për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Kjo vizitë jam shumë e sigurt do të ketë mesazh të qartë për Vuçiqin i cili është duke u ballafaquar që një kohë të gjatë me krizë brenda dhe jo rastësisht personaliteti i tij ruhet për ta kthyer në tavolinë të bisedimeve dhe të arritjes së një marrëveshjeje finale me Kosovën me kushtin që pastaj të vazhdojë drejt integrimit në BE”, tha ajo.



