
Ahmeti: Bashkë do të e tejkalojmë edhe këtë sfidë
31 korrik 2020
| 11:01
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit.
Ahmeti ka thënë se për shkak të situatës me pandeminë, këtë vit festat po i presin e festojnë në kushte e rrethana krejt të tjera.
“Pavarësisht kësaj, Prishtina tregoi se jemi një, jemi shpi për krejt dhe se askush nuk do të mbetet në harresë dhe vetëm në Prishtinën tonë! Kështu bashkë do të e tejkalojmë edhe këtë sfidë”.
“Ju uroj shëndet, mirëqenie e lumturi në familjet e juaja”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.