Ahmeti e Ymeri takohen me ambasadorin e Francës, flasin për ekipin negociator

26 dhjetor 2018 | 17:55

Kryetari dhe nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti dhe Visar Ymeri, kanë pritur të mërkurën në Prishtinë, ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert, me të cilin kanë biseduar për dialogun me Serbinë.

“Në cilësinë e bashkëdrejtuesit dhe anëtarit të Delegacionit Shtetëror për Dialogun, Ahmeti dhe Ymeri, vlerësuan se Republika e Kosovës po dëshmon kapacitete dhe përgjegjësi politike lidhur me procesin e dialogut me Serbinë, me qëllim të arritjes së një marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke”, është thënë në komunikatën e PSD-së.

Sipas kësaj komunikate, Ahmeti e Ymeri kanë shprehur përkushtimin e tyre për një proces transparent të dialogut, të mbikëqyrur nga Kuvendi i Republikës.

Duke e rikonfirmuar mbështetjen e shtetit francez për procesin e dialogut, ambasadori i Francës, Didier Chabert, ka përshëndetur themelimin e delegacionit shtetëror në Kuvendin e Republikës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Manchester United është këndellur pas largimit të Jose…